Edhe Inteligjenca Artificiale përfshihet në vjedhje!

Edhe Inteligjenca Artificiale përfshihet në vjedhje!

Përveç shumë aplikimeve pozitive, inteligjenca artificiale mund të përdoret gjithashtu për mashtrime, raporton gazeta ”Wall Street Journal”.

Një kompanie britanike i ishte shkaktuar me një dëm prej 200 mijë euro falë një hyrjeje në kompjuterin që imitonte zërin e administratorit të një kompanie gjermane mëmë.

Drejtori i përgjithshëm i filialit britanik mori një telefonatë nga ai që besonte se ishte CEO i grupit, ndërsa në vend të kësaj ai ishte një zë i ristrukturuar në mënyrë të përsosur falë një algoritmi.

“Jo vetëm CEO besoi se njohu theksin gjerman të zërit të shefit të tij’’, shpjegon një zëdhënës i kompanisë së sigurimeve – por ai gjithashtu tha se ”zëri ishte në një mënyrë perfekte me gjithë intonacionet”.

Një telefonatë e parë i kishte kërkuar menaxherit anglez transferimin e menjëhershëm të 220 000 eurove në llogarinë e një furnizuesi hungarez, një e dytë pohoi se pagesa ishte shlyer, ndërsa një e tretë i kërkonte më shumë para.

Në këtë pikë menaxheri britanik hasi në dyshime, por tashmë pagesa kishte marrë rrugën e Meksikës.

Ky është mashtrimi i parë për të cilin ka një lajm që përfshin Inteligjencën Artificiale.