Rodriguez kundër Zidane: Do të jetë viti im!

Rodriguez kundër Zidane: Do të jetë viti im!

James Rodriguez u përfshi në një vorbull të vërtetë diskutimesh në merkaton e verës. Kolumbiani u mendua se do të largohej nga Madridi, duke qenë se marrëdhënia e tij me trajnerin Zinedine Zidane ishte krejtësisht e krisur.

Reali e mbajti kolumbianin dhe për shkak të dëmtimit të Marco Asensios. Ai luajti si titullar dhe në sfidën ndaj Real Valladolidit (1-1) dhe duket se është më i qetë. Sulmuesi u detyrua të ndalej për shkak të një dëmtimi dhe nuk ishte i gatshëm për Zidane në ndeshjen e barazuar kundër Villarrealit (2-2).

Kolumbiani e ka lënë pas dëmtimin, ndërsa pas seancës stërvitore u shpreh për El Chiringuiton: “Shpresoj që ky të jetë sezoni im”.Një mesazh dhe për trajnerin Zinedine Zidane. Situata e tij është e paqartë, pasi ka shumë konkurrencë përpara dhe nuk dihet nëse do të ketë shumë minutazh ose jo.