Sane nis punën me mjekun e Bayern Munchenit, nxehet sërish situata!

Sane nis punën me mjekun e Bayern Munchenit, nxehet sërish situata!

Leroy Sane po vazhdon me planin e tij të riaftësimit në Gjermani. Ai po pret që të rikthehet nga dëmtimi që mori në gju në finalen e Community Shield në finale kundër Liverpoolit.

23-vjeçari dëmtoi ligamentet dhe kjo bëri që transferimi i tij i shumëpërfolur nga Manchester City te Bayern Munchen të ndalej. Sulmuesi i kampionëve të Anglisë e ka nisur fazën e rikuperimit me doktorin e preferuar të bavarezëve, Christian Fink.

Fink punon shumë me kampionët e Gjermanisë, por dhe me shumë futbollistë që kanë dëmtime të ngjashme. Ai është marrë gjithmonë me futbollistët e klubit gjerman në të kaluarën.