Shembja e skelave, zbardhet dëshmia e Petrit Sylës: Punëtorët mund të kenë gabuar, nuk është përgjegjësia ime

Shembja e skelave, zbardhet dëshmia e Petrit Sylës: Punëtorët mund të kenë gabuar, nuk është përgjegjësia ime

Petrit Syla, administratori i kompanisë “Skela Syla” ka dalë sot para gjykatës së Tiranës ku është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”. Syla, pasi ky i fundit akuzohet për “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë” lidhur me ngajrjen e rrëzimit të skelës në Tiranë, ku humbën jetën dy puntorët Ergys Ibrahimi dhe Orjon Kodra.

Syla ka ka dëshmuar se se ngjarja ka qenë aksidentale dhe se punëtorët gabuan teksa po çmentonin skelën. Skam përgjegjësi për vendosjen e skelave në kantierin e ndërtimit.

Më tej ai shton se ngjarja e 16 gushtit nuk ka qenë e qëllimshme.

Ndërkohë në burg vijon të jetë dhe inxhinieri i kompanisë “Skela Syla” Ilir Bendo. Pak ditë më parë gjyqtari Alaudin Malaj dhe Elbana Lluri e Gert Shala, vendosën mbylljen në qëli të Ilir Bendos dhe në “arrest në shtëpi” për personin e ndaluar Xhimi Tarushi.

Etiketa: