Themeluesi i gjigandit kinez të elektronikës, dorëhiqet nga posti i kryetarit ekzekutiv të kompanisë

Themeluesi i gjigandit kinez të elektronikës, dorëhiqet nga posti i kryetarit ekzekutiv të kompanisë

Jack Ma, themeluesi i gjigandit kinez të tregtisë elektronike “Alibaba”, dha dorëheqjen nga posti i kryetarit ekzekutiv të kompanisë. Daniel Zhang zyrtarisht do të marrë përsipër frerët e Alibaba dhe do të shërbejë si kryetari i grupit. Ma po feston daljen në pension me një festë të madhe të zhvilluar në një stadium me përmasa olimpike në qytetin e tij të lindjes, Hangzhou.

Pas dy dekadash, ku ktheu Alibaba-n në një biznes prej 460 miliardë dollarësh, Ma tani do përqendrohet në filantropi.

Ai ngriti fondacionin Jack Ma Foundation në vitin 2014 dhe u shpreh se u frymëzua nga Bill e Melinda Gates për të bërë bamirësi. “Para se të mbush 70 vjeç, unë mund të bëj diçka në fusha të tjera si arsimi,”-tha Ma në një event të Alibaba shtatorin e kaluar.