Tragjedi në futboll, portieri vdes në grumbullim me kombëtaren

Tragjedi në futboll, portieri vdes në grumbullim me kombëtaren

Tragjedi në botën e futbollit, e ngjashme me atë të ish-kapitenit të Fiorentina, Davide Astori. Jairzinho Pieter, portieri i kombëtares së Curaçao, vdiq të hënën në grumbullim, në hotelin ku është sistemuar skuadra. Portieri është gjetur pa jetë nga bashkëlojtarët e tij.

Curaçao ishte duke u përgatitur për të luajtur këtë të mërkurë, 11 shtator, një ndeshje kundër Haitit, që korrespondon me “League of Nations” të CONCACAF. Eloy Room, shoku i ekipit, ndau një video, ku shfaqet i gjithë ekipi duke u lutur që portieri të prehet në paqe.

Përveç kësaj, ai ndau disa foto, në të cilat shfaqet Jairzinho Pieter. Portieri ishte 31 vjeç dhe qershorin e kaluar u shpall fitues i “King’s Cup“ me Curaçao, pasi fitoi në finale me Vietnamin, me penallti.