‘Viktimat’ e projektit për zgjatjen e Lungomares, IKMT shemb 60 subjekte në bregdetin e Vlorës

‘Viktimat’ e projektit për zgjatjen e Lungomares, IKMT shemb 60 subjekte në bregdetin e Vlorës

IKMT ka vijuar sot aksionin për shembjen e 60 objekteve Vlorë-Orikum si pjesë e projektit të qeverisë për zgjatjen e bulevardit Lungomare në Vlorë.

Fadromat kanë shembur sot një nga lokalet më të frekuentuara të kësaj vije, Summer Depo ndërsa aksioni do të vijojë dhe me objekte të tjera të ngritura buzë detit në këtë zonë.

Shembja ka nisur në orët e paradites ndërsa nga pronarët nuk ka pasur asnjë kundërshtim.

IKMT pak ditë më parë lajmëroi aksionin duke theksuar se: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nis një aksion të gjerë që do të shtrihet në gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë. Operacioni fillon përgjatë shëtitores bregdetare të Vlorës (Lungomare) deri në Orikum, ku do të prishen mbi 60 objekte një dhe dy katëshe me funksion shërbimi.
Objektet e planifikuara për t’u prishur janë të paligjshëm, ndaj IKMT u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, pasi ligji dhe e drejta e shumicës së qytetarëve për hapësirat publike do të zbatohet.

Etiketa: